Vdes papritur në mes të rrugës një burrë! Dyshimet

0

Një 67-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrethana misterioze.

Policia ka njoftuar se në zonën e ‘Komunës së Parisit’, 67-vjeçari ka rënë pa ndjenja në rrugë ku dhe ka humbur jetë. Dyshohet se i moshuari vuante nga tensioni, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu