Veliaj reagon për sulmin në xhami : Një akt i rëndë që duhet dënuar me forcë

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me sulmin që ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” te “Rruga e Kavajës”.

Me anë të një shënimi në Twitter, Veliaj e cilëson këtë një akt të rëndë që duhet dënuar me forcë pasi nuk përfaqëson asnjë shenjë paqeje dhe mirësie.

Kreu i Bashkisë Tiranë i uron të plagosurve shërim të shpejtë, të cilët pas sulmit të Rudolf Nikollit u transportuan në spital, teksa fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shënimi i Erion Veliajt

Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu