Ambasadorja Kim jep mesazhin e saj nga Spitali Amerikan 3

0

Mjekët dhe infermierët morën falenderimet e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim për  punën e bërë  në  këto kohë të vështira pandemie të Covid 19.

Ambasadorja Kim mesazhin e saj e dha nga Spitali Amerikan 3 në kryeqytet.

Paraditen e të hënës Kim vizitoi mjediset e këtij spitali dhe zhvilloi një takim dypalësh me  CEO-n e Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu.

Kim falenderoi bluzat e bardha për përkushtimin e treguar çdo ditë ndërsa doktor Allajbeu e njohu ambasadoren me hapësirat spitalore në dispozicion.

Ky është i pari spital privat në Shqipëri dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend me më shumë se 2700 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Spitali Amerikan ka sjellë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë.

Pas këtij investimi qëndrojnë  investitorë të huaj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës me  Agjencinë e Investimeve të qeverisë Amerikane, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe SEEF. AbcNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu