Vëllai i Liridona Ademajt thirrje qytetarëve: “Dorëzojini në Polici te gjitha informacionet”

0

Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka shkruar së fundmi se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e motrës së tij, që lidhen drejtpërdrejt me vrasjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet ua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatësInteresi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Leanardi ne Facebook.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu