“Vëllai i Monikës me vezë floriri”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: S’është si…

0

 

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur Kryeminisytrit Edi Rama, i cili nga Tirana tha se Presidenti Ilir Meta, ditën e djeshme nuk nxori videon ku shfaqet vëllai i Kryemadhit ” ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Kryemadhi, teksa ka publikuar pagët që merr vëllai i saj, Drini Kryemadhi, shkruan se ky i fundit është një inxhinier mekanik, dhe sipas saj ai është punësuar nga kompania zviceriane.

Kryemadhi i drejohet Ramës duke i thënë se inxhinierë e aftë të Shqipërisë janë nëpër botë dhe sipas saj në vend të tyra ka marrë ‘inxhinier sufllaqesh‘.

Postimi:

Kjo është paga e vëllait tim.

Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.

Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.

Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.

Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes.

Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.

Keywords: Infowebtv, Monika Kryemadhi, Edi Rama, Drini Kryemadhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu