Kryebashkiaku i Tiranës, tender të ri 5 ditë para zgjedhjeve

0

 

“Nostalgjia për të blerë ujë, me demek që është marrë tek burimi është i rremë. Uji i ujësjellësit që është klorinuar, na tregojnë institucionet që e prodhojnë që është uji i saktë që duhet përdorur,” kështu është shprehur Veliaj në vitin 2019.

Këtë deklaratë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka bërë rreth dy vite më parë.

Por ato që thotë i ka vetëm për ata që i besojnë fjalëve të tij dhe jo fakteve. Ndryshe nga deklaratat publike të kryebashkiakut , janë dokumentet zyrtare ato që dëshmojnë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Pikërisht përmes tenderave, kuptojmë se maninë për të blerë ujë e ka institucioni që drejton Erjon Veliaj.

Fituesi për një kontratë të tillë me fond limit 2.2 milionë lekë, rezulton të jetë shpallur vetëm një ditë më parë.

Ashtu siç është konstatuar në shumë prej procedurave të bashkisë Tiranë, edhe në këtë rast konkurrenca mungon.

Pjesëmarrëse dhe automatikisht edhe fituesja rezulton vetëm një kompani me ofertën e paraqitur prej 2.1 milionë lekësh, pothuajse sa fondi limit.

Sipas të dhënave në Open Data që nga viti 2018 e deri më tani, kryebashkiaku i Tiranës ka zhvilluar 4 tendera për blerjen e ujit te pijshëm që kapin vlerën e 6.8 milionë lekëve.

Tre prej këtyre procedurave janë shënuar me flamurin e kuq për abuzime ne gare.

Në fakt, premtimet për furnizimin me 24 orë me ujë në kryeqytet, Veliaj i ka bere edhe një vit më parë.

“Jemi në rrugë të mbarë! Shumica dërrmuese e qytetarëve do ta ndjejnë premtimin për 24 orë ujë që tani, jo në 2024. Në 2024 premtimi qëndron për shtëpitë e ndërtuara në zonat e largëta informale,” ka thënë Veliaj.

Sërish, në qendër apo periferi, gjithçka duket se i përket propagandës së kryebashkiakut pasi qytetarët ankohen çdo ditë për ujin që shkon në çezmat e tyre dhe depozitat vijojnë të qëndrojnë sipër pallateve.

Madje edhe pse në vitet e fundit faturat janë rritur ndjeshëm, familjet çdo ditë detyrohen të blejnë nga autobotet apo marketet.

Keywords: Infowebtv, erion veliaj, tender, zgjedhje, uji i pijshem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu