Shqipëria dhe Kosova u përballen mes tyre ditën e sotme në një vëllazërore të luajtur në “Elbasan Arena”. Vëllazërorja përfundoi me triumfin 2-1 të kuqezinjve të Rejës.
Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni (goli i parë me Shqipërinë), teksa Vedat Muriqi ( me penallti) shkurtoi rezultatin për dardanët.
Në këtë vëllazërore edhe dardanët kënduan himnin e Shqipërisë me zemër në dorë, ndërkohë që Tifozat Kuq e Zi kanë shpërdarë në profilin e tyre thirrjen “Kosova është zemra e Shqipërisë”,çka ka ngjallur emocione gjatë ndeshjes.