Humb jetën nga Covid-i një mësuese 62 vjeçare nga Elbasani.
Ajo ishte e shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Më herët u njoftua ndarja nga jeta për shkak të koronavirusit e mësuesit Fatmir Sula.
Burime bëjnë me dije se të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Gjatë ditës së sotme 10 mësues në Elbasan janë konfirmuar pozitivë duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të tyre.
Situata në shkolla duket se është bërë serioze, megjithatë mësimi në mjaft prej tyre vazhdon rregullisht.