Vëllezërit gadasin me dorezë hekuri 15-vjeçarin. Babai: E qëlluan pse është shqiptar. Po pres drejtësinë

0

‘Im bir mund të përfundonte si Willy Monteiro, i vrarë në Colleferro nga dy vëllezërit sherrxhinj. Për këtë arsye nuk e konsideroj të mbyllur episodin deri sa përgjegjësit të ndëshkohen’. Fjalët e një babai që kërkon drejtësi për djalin 15-vjeçar.

‘E kanë gjakosur me doreza hekuri. Arsyeja? Është shqiptar’, shpjegon i ati i nxënësit të Itis Ciampini në Novi Ligure, prej vitesh i integruar në qytet, e megjithatë i kthyer në shënjestër nga racistët.

15-vjeçari do t’i nënshtrohet të premten një ndërhyrjeje në repartin e fytyrës në Alessandria për dëmtime në kockën e tëmthit si pasojë e rrahjes para syve të dhjetëra kalimtarëve para stacionit hekurudhor. Askush prej tyre nuk ndërhyri ta mbronte. Vetë djaloshi tregon ngjarjen: ‘Sapo kisha dalë nga shkolla, bashkë me një kushëri. Po shkonim në shtëpi, kur midis rrugës Garibaldi e rrugës Saffi u përballëm me dy çuna që i njihnim, sepse na provokonin vazhdimisht. Karabinierëve iu thamë që mendojmë se janë dy nxënës liceu në Novi, 16 e 17 vjeç. Provokimet kanë qenë gjithinë me sfond racist, kundër ndesh dhe familjeve tona. U përpoqëm të largoheshim, por pas shkallës, para stacionit, më i madhi prej tyre më goditi me dorezë hekuri në tëmth’.

I ndihmuar nga kushëriri, ai mbërriti në shtëpi, por para se të hynte atje, një i njohur, pasi pa plagët dhe vuajtjet e djaloshit, e shoqëroi në ndihmën e shpejtë. Mjekët e shtruan për traumë kranike dhe i kryen një seri testesh. Do t’i duhen 30 ditë për të marrë veten, duke përjashtuar komplikimet e mundshme. Sipas djalit dhe të atit, dy agresorët vepruan qëllimisht për t’i bërë keq, pasi dorezat e hekurta konsiderohen si praktikisht si armë. Ndonëse janë në shitje të lirë, ka një normë që e ndalon përdorimin jashtë shtëpisë.

Karabinierët kanë identifikuar agresorë dhe po kryejnë verifikimet e rastit, ndërkohë që edhe njëri prej tyre ka përfunduar në ndihmën e shpejtë, i goditur nga viktima në përpjekje për t’u mbrojtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu