Vendoset ora e re policore. Manastirliu: Ja kur do të mbyllemi pas 24 dhjetorit

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ka bërë me dije se duke filluar nga data 24 dhjetor orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:30.

“Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston nje 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur qëndrueshmëri. Përqindja e shtretëvece të zënë është 25.3 % ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qëndrueshmeri duke treguar dhe impaktin e masave të marra por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik. Pasi zbatimi i masave mbetet i rëndësishëm për përhapjen e virusit. Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gaditshmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që ëhstë shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.

Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 5 janar.

Kufizim i aktiviteteit të restoranteve, Fast Food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithahstu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu