Njihuni me njerëzit që gjatë pandemisë u pasuruan edhe më shumë

0

Izolimi gjatë valës së parë dhe të dytë të pandemisë bëri që ekonomia botërore të tkurrej gjithnjë e më tepër, por jo për të gjithë.
10 nga njerëzit më të pasur në botë kanë rritur pasurinë e tyre të stërmadhe me më shumë se 400 miliardë dollarë që kur pandemia e koronavirusit nisi ndërsa bizneset e tyre u ndihmuan nga izolimet dhe krizat financiare në të gjithë globin.
Pasuria shtesë e akumuluar nga vetëm 10 persona, afërsisht 450 miliardë dollarë sipas Forbes, gjatë nëntë muajve të shkuar, është më e lartë se shifra që qeveria britanike vlerësohet se ka shpenzuar për të luftuar pandeminë dhe dëmet ekonomike që ajo ka shkaktuar për 66 milionë banorët e saj.
Në një raport, grupi Amerikanët për taksa të drejta, vlerëson se pasuria e përbashkët e 651 miliarderëve të Amerikës është rritur me 1.1 trilionë dollarë në të njëjtën periudhë. Fitimet e tyre gjatë pandemisë janë aq të jashtëzakonshme sa që miliarderët e Amerikës mund të paguajnë një pako të stërmadhe shpëtimi për koronavirusit dhe të mos humbasin as edhe një cent nga pasuria e tyre e para pandemisë.
Jeff Bezos, themelues i Amazon, pa që pasuria e tij të rritet me 70 miliardë dollarë nga marsi për të regjistruar 185 miliardë dollarë gjithsej ndërkohë që qindra e miliona njerëz kanë qëndruar në shtëpi, duke u detyruar të kthehen tek porositë online. Të tjerë pjesëtarë të elitës super të pasur që kanë parë përfitime të jashtëzakonshme financiare gjatë pandemisë janë Elon Musk, Bernard Arnault i portofolit të markave luksoze LVMH, Mark Zuckerberg i facebook dhe Larry Page i google.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu