Krimet e UÇK-ës në burgjet e Shqipërisë?/ Arrestime nga Haga edhe në Shqipëri?

0

Një burim diplomatk ka bërë me dije për një media kombëtare, se arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së janë vetëm fillimet e një vale arrestimesh të personave që akuzohen për krime lufte.
“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK-së në territorin e vetë nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do t’i shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri” tha burimi diplomatik.
Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si “aneksi 3” publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK-së në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte.
Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të Veriut që iu bashkuan UÇK-së.
Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998, firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK-së dhe vënien në dispozicion të bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.
Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK-në e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqtrajtimi humbën jetën disa persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu