Vetëflijimi i nënës e vajzës në Kombinat/ Flet fqinja: Vajzat u mbyllën brenda në kohën e pandemisë, nënën e takoja se shkonte në punë

0

Fqinja e Zhaneta dhe Anisa Josifit, nënë e bijë që u gjetën pajetë pasditen e sotme në shtëpinë e tyre në Kombinat, ka thënë se kishte kohë që nuk i shikonte.

Duke folur për mediat nga vendngjarja, ajo tha se në kohën e pandemisë vajzat e familjes Josifi u mbyllën brenda në shtëpinë e tyre, ndërsa tregoi se dhe bashkëshorti i Zhanetës kishte ndërruar më parë por nuk e dinte shkakun.

“I njihja si komshinj, vajzat ishin shumë të mira, të respektuara edhe nëna e respektuar. Që në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda, e ëma dilte dhe punonte, e takoja shpesh. E ëma punonte nëpër familje, pastronte shtëpitë. Vajzat kanë punuar më herët, por ra pandemia dhe iu shkurtua vendi i punës. Kaq di nëna”,- thotë fqinja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu