Vetëm 22 vjeç. Profili i të riut që u gjet i mbytur me plagë në kokë. “Jetën e shijoj sa mundem”

0

Sokol Shytre 22 vjeç nga Fieri me origjinë, por banues më Tiranë u gjet i mbytur dje në breg të detit në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Kufoma u identifikua mbrëmjen e sotme nga dy tatuazhet që kishte, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se kishte hematoma në kokë.

Mbeten mister shkaqet e mbytjes së të riut, ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet. Grupi hetimor ka marrë dëshminë e familjarëve 22-vjeçarit mbi lëvizjet e tij kohët e fundit për të mësuar më shumë.

Ndërkohë që nga një vëzhgim i thjeshtë, i riu ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe adhurues i “Tony Montanës”, ndërsa nuk mungojnë edhe disa shprehje. “Si ne te mire ashtu edhe ne te keq jeten time e shijoj me aq sa mundem ….te tjeret?

Nuk me interesojn aspak …Askush nuk me ka dhuruar asgje .!!” shkruante në një nga postimet e tij në 2018 në Facebook 22-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu