VIDEO/41 vjeçari në Elbasan denoncon zhdukjen e bashkëshortes dhe vajzës:Policia nuk më konsideron

0
Screenshot

 

41-vjeçari Ismail Ramazani nga lagjja “Shën Koll” në Elbasan i është drejtuar Infoëeb Media për të denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, së bashku me një fëmijë të mitur me aftësi të kufizuara. Ai pretendon se bashkëshortja është marrë kundër dëshirës së saj nga një shtetas nga Kavaja, i cili, sipas tij, e shfrytëzon për të kërkuar lëmoshë në rrugët e Kosovës.

Ramazani thotë se i është drejtuar Policisë së Elbasanit për të bërë denoncim, por pretendon se rasti i tij nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë, ai përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi duhet të kujdeset i vetëm për tre fëmijët e tjerë, dhe bën apel për ndihmë.

Prej datës 4 prill, 41-vjeçari shprehet se jeton në ankth për fatin e bashkëshortes dhe vajzës së tij. Familja, në kushte të vështira ekonomike, siguronte mbijetesën përmes kërkimit të lëmoshës.