VIDEO/Rritja e çmimit të karburantit “paralizon ” autoshkollat ,Xhafa: Shteti të marr masa

0
Screenshot

 

Rritja e çmimit të karburantit, si pasojë e konflikteve në Lindjen e Mesme, po godet drejtpërdrejt bizneset që e kanë naftën si lëndë të parë, mes tyre edhe autoshkollat. Nëse situata vijon, operatorët paralajmërojnë rritje të çmimeve për patentat dhe rrezik paralizimi të aktivitetit.Drejtuesi i një autoshkolle në Elbasan, Qani Xhafa, shprehet se pavarësisht kostove në rritje, aktualisht po punojnë me të njëjtat tarifa, duke ulur ndjeshëm fitimet.
Sipas tij, sektori ndodhet në kufijtë e mbijetesës, ndërsa i bën thirrje qeverisë për ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas inxhinjerit Xhafa, alternativat si përdorimi i mjeteve elektrike apo me gaz konsiderohen të papërshtatshme për kursantët e rinj, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e situatës aktuale.

Ndërsa fitimet e autoshkollave po shkojnë drejt zerimit, vështirësitë po rrezikojnë funksionimin normal të tyre. Megjithatë, drejtuesit e autoshkollave theksojnë se cilësia e shërbimit vijon të mbetet e pandryshuar.