Video ekskluzive/ Është kthyer makth në Elbasan, kamerat kapin hajdutin që vjedh këpucë në çdo pallat

0

Hajdutët nëpër pallate janë shtuar së tepërmi në Elbasan. Shpesh na ka ndodhur kur dalim nga apartamenti që të mos gjejmë këpucët dhe rrugicat që lëmë tek dera.
Është një kategori hajdutësh që nuk synojnë gjëra të mëdha, por mjaftohen me aq. Por nëse gjejnë derën hapur, natyrisht që bëjnë kërdinë nëpër banesa.
Një rast i tillë është kapur në lagjen “28 nëntori”. Siç shihet nga video, hajduti hyn fshehurazi në pallat, sheh një palë këpucë tek dera, i merr dhe ikën fshehurazi pa bërë zhurmë. Por këtë radhë është filmuar nga kamera e cila i është dërguar organeve kompetente nga banorët dhe mbetet thjeshtë për t’u kapur pasi identifikimi është i qartë. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu