Për emisionin “Prive” të Kosovës, reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka treguar sesi ka arritur të kalojë kufirin me Kosovën në mënyrë ilegale pas protestës për 25-vjeçarin, Klodian Rasha.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi, djali i Sali Lushës, të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.
Stresi u bë pjesë e protestës para Ministrisë së Brendshme, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë, ndërsa u bënte thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





