(Video) I tha se e kishte marrë malli për të, 27-vjeçarja kap të dashurin duke e tradhtuar

0

Në një video të shpërndarë në TikTok, e vetëshpallura ‘Mbretëresha e Besimit’ Serena Kerrigan shpjegoi se si e kapi të dashurin e saj në flagrancë. Videoja e cila është parë 13 milion herë, tregon një shtrat bosh, por një moment më vonë, një grua shihet duke u hedhur sipër.

Videoja është postuar me mbishkrimin: “Kur djali me të cilin po del thotë se e ka marrë malli për ju, por pastaj klikon në foton LIVE”. Fotot LIVE janë një veçori e iOS që kap momentet pak para dhe pas një fotografie të shpejtë. Në thelb, krijohet një video e shkurtër, e cila mund të shikohet nga marrësi.

Thelbi është që burri i Serenës bëri një foto LIVE të shtratit bosh për t’ia dërguar asaj, pak para se e dashura e tij që e shoqëronte të shtrihej mbi shtrat. Serena këmbënguli në komente se videoja nuk ishte e manipuluar dhe ishte ndodhi reale 100%.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu