(Video) Kaos në Kabulin e përgjakur, situata në aeroport pas shpërthimit

0

Një shpërthim i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin “Hamid Karzai International Airport” në Kabul.

Gjesti u bë nga një sulmues i cili hodhi veten në erë në një zonë të quajtur “kanali”. Gazetari i Skynews raporton në vend duke shpjeguar se është një zonë pak jashtë aeroportit ku mijëra e mijëra njerëz presin që dokumentet e tyre të shqyrtohen.

Në videon e më poshtme shihet situata në aeroport pas shpërthimit të cilësuar kështu si një sulm vetëvrasës i cili përfundoi me vdekjen e 13 personave, përfshirë këtu edhe fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu