Vidhet gjatë natës Posta në Berat, policia në kërkim të autorëve

0

Është grabitur gjatë natës Posta në Berat. Sipas informacionit të policisë persona të paidentifikuar kanë vjedhur 100 mijë lekë të vjetra nëZyrën Postare Nr.2.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policise:

Berat/Informacion paraprak-Gjatë natës, në lagjen “Muzakaj”, Berat, shtetas ende të paidentifikuar, kanë vjedhur 10 000 lekë të rinj, në Zyrën Postare Nr.2. Vijon puna intensive për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu