Vijon aksioni i paligjshëm i IKMT te “Prestige Resort”, fadromat shqetësojnë pushuesit, çohen nga tavolinat me fëmijë e karroca

0

Edhe këtë të diel ka vijuar për të tretën ditë radhazi aksioni i paligjshëm i IKMT te “Prestige Resort”.

Që prej orëve të para të mëngjesit, dhjetëra forca policie dhe të Inspektoratit kanë qenë në zonë, teksa fadroma e ka marrë bregun para duke shkaktuar jo pak tronditje te pushuesit, të cilët kishin dalë në mëngjes në breg të detit për kafen e mëngjesit.

Siç raportohet pushuesit janë tronditur edhe këtë mëngjes kur kanë parë fadromat, madje disa prej tyre edhe largohen.

Rikujtojmë se aksioni i IKMT nisi të premten  ku u prishën dy pishina të resortit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu