Vijon operacioni “Gjoçaj”,policia arreston 8 persona për kultivim të lëndëve narkotike

0

Gjashtë persona të tjerë kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Gjoçaj”.

Më herët policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në tetë numrin e personave të ndaluar për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat dhe A. P., 25 vjeç, banues në Krujë.

Persona në fjalë, në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Informacion i plotë:

Mat/Informacion

Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”.

Shkon në 8 numri i personave të ndaluar nga Policia për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 6 persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Më herët janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe  kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

  1. T.Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, baues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu