Vjedhin kamionin e mbushur me teste Covid-19, tamponët ishin për nxënësit e shkollës

0

Një kamion i cili ishte i mbushur me teste për Covid-19 që do të ishin për nxënësit e shkollës në Angli është vjedhur. Tre persona u arrestuan, pasi akuzohen si të dyshuar për vjedhjen e testeve të Covid-19.

Mediat e huaja raportojnë se ngarkesa ishte nisur për nxënësit e shkollës në Harlow Business Park në Essex. Testet e Covid-19 u morën nga Harlow Business Park në Essex në orët e para të së martës.

Një 31-vjeçar nga Canvey Island, Essex dhe një 27-vjeçar nga Newham, Londra lindore, u arrestuan nën dyshimin e vjedhjes dhe një 37-vjeçar nga Dagenham, Londra lindore, u arrestua për të njëjtën vepër, si dhe nën dyshimin për shitje droge.

Policia e Essex, tha: Kolegët tanë në NHS dhe vullnetarë të përkushtuar në të gjithë vendin, po punojnë pa u lodhur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu