Vlora firmos peticionin për ndalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri

0

Dhejtëra qytetarë në Vlorë i janë bashkuar sot nismës për të firmosur peticionin që kërkon dënim maksimal për burrat që dhunojnë gratë dhe vajzat në Shqipëri.
Ajo që ra sy në Vlorë ishte se, veç grave dhe vajzave, peticioni u firmos edhe nga burra.

Organizatorja e peticionit Anisa Bahiti u shpreh deri më tani janë mbledhur mni 2000 firma dhe se rrugëtimi do të vazhdojë në qytetet më të mëdha të Shqipërisë.

Ajo ka nënvizuar edhe njëherë se peticioni kërkon ndryshim rrënjësor të Kodit penal të Republikës së Shqipërisë ddhe dënim maksimal për këdo që vë dorë mbi gratë dhe vajzat.

Gjithashtu organizatorja e peticionit nënvizoi se aktualisht shifrat e dhunimeve dhe vrasjeve janë alarmante dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Ja deklarata e plotë e Anisa Bahiti:

Fill pas ngjarjes peticioni është publikuar online. Janë mbledhur më shumë se 2000 firma deri më tani.

Por peticioni nuk duhet të qëndrojë vetëm këtu. Ndaj ne kemi zgjedhur të veprojmë në qytetet më të mëdha të Shqipërisë duke i kërkuar qytetarëve firmosjen e peticionit, ndryshimin rrënjësor të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe dënimin maksimal për këdo që merr jetë njerëzish.

Ne shpresojmë që peticioni të gjejë mbështetje në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur që sot në Vlorë qytetarët kanë ndaluar dhe po firmosin peticionin.

Shifrat e vrasjes së vajzave dhe grave janë të frikshme nëse ne marrim bilancin e vajzave dhe grave që dhunohen çdo ditë. Nuk ka më kohë për protesta e manifestime. Është koha për të vepruar. Dhe koha është tani që të gjithë bashkë ta firmosim dhe ti kërkojmë deputetëve të parlamentit pa ngjyrim politik që të bëjmë bashkë e ta marrin seriozisht këtë situatë e cila është alarmante dhe kriminale për shoqërinë tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu