Vaksinimi po ecën mirë, ministri gjerman jep lajmin e madh: Nëse nuk do ketë variante të reja

0

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, pandemia e Covid mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022. Tagesschau shkruan se gjatë një interviste Spahn tha se nëse nuk del asnjë variant i ri i Covid, i cili është imun nga vaksinimi, atëherë në pranverë do të mund t’i kthehemi normalitetit.

“Nëse nuk del ndonjë variant i ri virusi kundër të cilit një vaksinim nuk mbron, gjë që është shumë e pamundur, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe mund të kthehemi në normalitet,” tha Spahn

Në lidhje me vaksinimin, ai tha se kjo është mënyra më e sigurtë për të arritur në normalitet.

“Vaksinimi është padyshim mënyra më e sigurt për të arritur atje. Dhe kur shikoj spitalet, më duhet të them: ashtë një rrugë që jo vetëm nënkupton më pak stres për ju, por edhe për shumë të tjerë, për shembull për personelin mjekësor.Sa më e lartë të jetë shkalla e vaksinimit dhe sa më e ulët të jetë shkalla e infeksionit, aq më mirë mund të mbroni fëmijët që ende nuk janë vaksinuar,” tha Spahn.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 4,164,392 persona me Covid, ndërsa 93,719 të tjerë kanë humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu