Arrestohen dy shtetas në Elbasan, ja për çfarë akuzohen

0

Elbasan

Arrestohen nga Policia dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: A.S., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin : Ç.L., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu