Vodhi disa gjëra nga fqinji, babai i të miturit e lyen me mjalt që ta picojnë bletët

0

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Egjipt, ku një 34-vjeçar lidhi fëmijën e tij dhe më pas e leu me mjalt në mënyrë që ta pickonin bletët.

34-vjeçari vendosi të dënonte të miturin për shkak se ky i fundit vodhi disa gjëra (nuk dihet se çfarë) nga fqinji. I mituri i identifikuar si Muhamed D., u gjet i shtrirë në tokë me duart të lidhura pas shpinës, ndërsa shumë insekte kishin “mbërthyer” trupin e tij.

Ndërkohë, i ati i tij 34-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për veprimin e tij. Mediat lokale raportuan se nëna 29-vjeçare e të miturit u tmerrua kur pa se si djali i saj po ndëshkohej dhe kërkoi ndihmë nga një ekip lokal i shpëtimit. Sipas autoriteteve mjekësore, Muhamedi ishte në një gjendje “të mjerueshme”, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here