Vodhi me armë zjarri një institucion financiar në Prishtinë, grabitësi i arratiset policisë me shumën e parave

0

Një person i paidentifikuar ka grabitur nën kërcënimin e armës diten e sotme një nëninstitucion financiar në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”. Burimet pranë policisë së Kosovës bëjnë me dije se grabitësi ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.

Ajo tha se policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, ndërsa nuk ka bërë të ditur shumën ekzakte që ka marrë grabitësi.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti në deklaratën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu