Ditën e sotme një person është filmuar duke dalë nga dritarja e një autobusi në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku 51-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë një pasagjere.
51-vjeçari banues në Kashar, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.