Votojnë Mziu dhe Imeri: Dibranët e kanë kuptuar mesazhin e ‘97

0

Kanë shkuar drejt kutive të votimit, drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu dhe kandidati i PS-së në Dibër Dionis Imeri.

Ky i fundit ka dhënë edhe një deklaratë për mediat pas hedhjes së votës në kuti.

Imeri është shprehur se sitët që kaluan do të jenë ditë të harruara dhe dibranët e kanë kuptuar fare mirë mesazhin e të qënit qytetarë dhe të qënit në kohën e ’97.

“Sot është ditë feste për të gjithë dibranët dhe të gjithë shqiptarët, besoj se të gjithë duhet ta kuptojnë që Shqipëria po bën një hap drejt Bashkimit Europian dhe patjetër çdo dibranë dhe çdo shqiptarë duhet të zgjedhë të ardhmen për fëmijët tanë dhe familjet tona.

Situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë problematikë. Ditët që kaluan besoj do të jenë ditë të harruara. Dibranët e kanë kuptuar fare mirë mesazhin e të qënit qytetarë dhe mesazhin e të qënit në kohën e ’97 apo viteve të kaluara të errëta të Shqipërisë”.

I pyetur për ngjarjen në Maqellarë, ku eksponentë të PS-së u akuzuan se tentuan për të blerë vota me para në dorë, ai u shpreh se verdiktin do e vendos prokuroria.

“Ngjarja e Maqellarës besoj është pjesë e organeve të drejtësisë, shtabi i Partisë Socialiste ka bërë deklaratën për sa i përket gjithë pjesës së ngjarje, kështu që besoj do dal në verdiktin e prokurorisë dhe gjykatës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu