Vrasësi skizofren shqiptar vrau mikun e tij/ Nuk u dëbua drejt Shqipërisë

0

Astrit Mija, shqiptari që ishte larguar drejt Britanisë duke i gënjyer autoritetet se ishte shtetas kosovar, ka vrarë në vitin 2003 bashkëatdhetarin e tij Arben Basha.
Për vrasjen e kryer, Mija ka bërë 17 vite burg. Në një situatë normale ai do të deportohej në Shqipëri pasi të kishte përfunduar dënimin. Por një gjykatës i emigracionit vendosi kundër deportimit të Mijës pasi ai mund të ishte i rrezikshëm për të tjerët pavarësisht kujdesit falas psikiatrik në spitalet shqiptare.
Gjykatësja Anna-Rose Landes tha se Mija nuk kishte mbështetjen e familjes në Shqipëri ç’ka do të bënte që ai të mos merrte ilaçet e nevojshme. Diçka e tillë do ta bënte atë të rrezikshëm për veten dhe të tjerët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu