Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për katër të miturit

0

GRAMSH- Seanca paraprake ndaj 4 të miturve të cilët akuzohen për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, disa muaj më parë në Gramsh, është shtyrë për në datën 14 dhjetor.

Ndaj të miturve rëndojnë akuza të rënda si “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e 15-vjeçarit Fatjon Bici, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit Marko Liçi.

Seanca është shtyrë pasi i mituri i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje nuk ka marrë njoftimin për t’u paraqitur bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor. Në këtë proces gjyqësor të miturit përfaqësohen nga avokatë kryesisht të caktuar nga gjykata, pasi familjet e tyre e kanë të pamundur të paguajnë një përfaqësues ligjor.

Si ndodhi vrasja?

Fatjon Bici, 15-vjeç u vra më 16 maj të këtij viti në Gramsh, pranë shkollës “Asllan Shahini”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes të rinjve që ka pasur si zanafillë komentet në rrjetet sociale. Ka qenë Marko Liçi, kushëriri i Bicit ai që ishte konfliktuar me tre persona të tjerë dhe dje kishtë lënë një takim sqarues. Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij. Bici u dërgua në spital, por ndërroi jetë. Liçi mbeti gjithashtu i plagosur dhe ndodhet ende në spital, ndërsa tre të tjerët janë shoqëruar në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu