Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, flet gruaja e autorit: Erdhi mori armën, i dola para, por…

0

Gruaja e autorit Mark Kodra që vrau 25-vjeçarin Emiljano Ndou, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër.

Ajo tha se 25-vjeçari kishte kaluar me motor para shtëpisë dhe kishte xhiruar gomat dhe ishte konfliktuar me djalin.

Ajo ka treguar se djali i ka thënë viktimës “ec më ndalë”, ndërsa 25-vjeçari i ka thënë “eci si të dua unë”.

Gruaja ka rrëfyer se bashkëshorti i saj Mark Kodra ka marrë armën, teksa thotë se ajo ka tentuar ta ndalojë, por që nuk ka mundur dhe ngjarja ka përfunduar në tragjedi.

“25-vjeçari erdhi dhe xhiroi gomat para shtepisë. Në fillim doli djali dhe i tha “ec më ngadalë, ndërsa ai  i tha “eci si dua vetë”. Burri erdhi në shtëpi dhe mori armën, unë i dola para por nuk ndaloi. Konflikte me vajzat e mia nuk ka pasur,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu