Vrasja e Armando Beqirit në derën e shtëpisë, zbulohet roli në krim i vajzës 20-vjeçare

0

Mediat islandeze kanë dhënë detaje për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Reykjavík të Islandës, më 13 Shkurt të këtij viti. I riu shqiptar u vra në derë të shtëpisë së tij dhe për krimin janë marrë të pandehur 4 persona, ndërsa çështja kaloi mëngjesin e kësaj të marte në gjykatë.

Të akuzuarit janë 3 meshkuj të moshës 30-40 vjeç dhe një vajzë rreth 20 vjeçe. Një prej të pandehurve është shqiptari Angjelin Sterkaj, i cili e ka pranuar vrasjen. Ai ka thënë para autoriteteve islandeze se ka vepruar i vetëm, por nga ana tjetër 3 personat e tjerë i kanë mohuar akuzat.

Krimi tronditi mbarë shoqërinë në Islandë, shkruajnë mediat vendase, pasi kishte të gjitha karakteristikat e një ekzekutimi mafioz në një prej lagjet më të qeta të Reykjavík dhe nxiti debate për krimin dhe përplasjet për pushtet mes bandave që kontrollojnë drogën.

Sipas akuzës, vrasja ndodhi në këtë mënyrë: Një prej të akuzuarve i tregoi 20-vjeçares dy makinat në pronësi të Armandos, dhe i kërkoi që të raportonte tek ai në Messenger për çdo lëvizje të mjeteve. Dhe ajo ashtu bëri.

Dy persona të tjerë ndoqën një prej makinave në lagjen ku banonte shqiptari. Një prej personave doli nga makina u fsheh në garazhin e shtëpisë së Armandos dhe e qëlloi atë 9 herë, në momentin që mbërriti në shtëpi.

Angjelin Sterkaj ndodhet në burg, së bashku me një tjetër të akuzuar. Sipas mediave, të tre meshkujt nën akuzë janë shqiptarë, ndërsa 20-vjeçarja është portugeze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu