Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Autorët ishin me kapele dhe maskë anti-covid

0

Qytetarët kanë zbuluar se autorët që morën pjesë në atentatin ndaj Albi Bashaliut, në Peqin ishin të maskuar. Një prej tyre është shprehur se në zonë ishte parkuar një makinë me xhama të zinj e cila brenda nuk kishte njeri brenda. Dëshmitari u shpreh më tej se autorët në një moment zbritën nga mjeti duke qëlluar të rinjtë. Më pas ai shton se ata ishin të veshur me xhinse, pallto të zezë, maska covid.

“Një makinë ishte parkua afër, ishte me xhama të zinj, nuk u pa njeri brenda, nuk pamë asnjë lëvizje të dyshimtë, sa doli ai, zbritën nga makina dhe e qëlluan, ishin veshur me xhinse dhe një pallto të zezë, kapele, me maskë COVID, çuna të rinj, ishin 2 veta“, tha një prej dëshmitarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu