Vrasja e biznesmenit në qendër të Lushnjes, RENEA zbarkon në tre qytete për të kapur autorët

0

RENEA ka ushtruar kontrolle të papritura mbrëmjen e sotme në Durrës, Lezhë dhe Shkodër për të bërë të mundur kapjen e autorëve që ekzekutuan Bledar Muçën në lokalin e tyre, në mes të turmës me njerëz.

Mësohet se RENEA ka për qëllim me këtë aksion që të arrestojë persona të shpallur në kërkim apo të tjerë që kanë dijeni për krime, si edhe personat që qarkullojnë me armë zjarri.

Janë bastisur disa magazina dhe shtëpi, ndërkohë mësohet se janë shoqerua dhjetëra persona nda këto 3 qytete.

Një ditë më parë biznesmeni Bledar Muca u ekzekutua teksa rrinte i ulur në tavolinën e lokalit të tij, i ndodhur në pedonalen kryesore të qytetit të Lushnjes, në një kohë kur kishte shumë lëvizje.

Së bashku me të në tavolinë ishte dhe kunati i tij Judin Velo, dhe një nga dyshimet është se ky i fundit mund të ketë qenë objektivi i të shtënave me armë. Judin Velo është nipi Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Autorët lëviznin me një mjet tip golf kur kanë hapur zjarr me Kallshnikov nga dritarja e mjetit dhe janë larguar me shpejtësi drejt fshatit Thanasaj, ku dhe kanë djegur mjetin.

Nga kjo ngjarje e rëndë u plagosën edhe 5 persona të tjerë. Kunati Judin Velo, në gjendje më të rëndë, Ervis Tafa; Sara Liçi, 24 vjeçe; Majlinda Gjyla, 66 vjeçe dhe Eksara Sauli, 26 vjeçe, të cilët kanë qenë ose kalimtarë ose klientë në lokalin e të ndjerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu