Vrasja e Çajup Selimit, detaje të reja: Pse e rrahën dy persona me levë 3 vite më parë

0

Çajup Selimi mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në hyrje të pallatit ku kishte shtëpinë pasi autorë të paidentifikuar ende hapën zjarr ndaj tij.

Mësohet se 45 vjeçari sapo kthehej nga puna kur u qëllua me armë në hyrje të pallatit. Fillimisht ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Detaj të reja dalin në dritë për sa i përket të shkuares së 55 vjeçarit. Tre vite më parë ai është rrahur me leva hekuri dhe është kërcënuar me thikë nga dy persona në qendër të Tepelenës.

Konflikti në atë kohë dyshohet të ketë lidhje me konkurrencën me një familje të qytetit e cila kishte një biznes të ngjashëm me viktimën.

Selimi tregon se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta. Çajupi dhe të afërmit e tij tregonin në vitin 2018 se kjo është një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.

Për goditjen e tij me leva është ndaluar Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena. Policia konfirmonte në atë kohë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk pranon pjesëmarrjen e personave të tjerë në sulmin ndaj Selimit. Policia mohon gjithashtu incidente të mëparshme mes palëve.

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu