Greqi/ 49-vjeçari shqiptar shkon te shtëpia e ish-bashkëshortes me thikë në dorë dhe…

0

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku protagonistë janë bërë dy ish-bashkëshortë shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se një ditë parë, një 49-vjeçar me një thikë kuzhine në dorë, shkoi në banesën e ish-gruas në Volos, duke e kërcënuar.

49-vjeçari është shprehur se do të vriste gruan si ata në Markinitsa (Rasti i ndodhur pak kohë më parë ku ish-dhëndri vrau ish-gruan dhe nënën e saj).

Sipas mediave greke, e gjitha ka mbetur në kuadrin e një kërcnimi. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia.

Sakaq, gjatë kontrollit të policisë, veç thikës, atij iu gjet dhe një sasi kokaine, me peshë 4.77 gramë, e cila u konfiskua. Tashmë shqiptari akuzohet për “kërcënim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje të drogës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu