Vrasja e çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre

0

Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftiti shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Itali. Mëngjesin e sotëm është arrestuar Elona Kaleshi, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftiti shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor. Mëngjesin e sotëm është arrestuar Elona Kaleshi, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Dyshohet se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajzat e ciftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjja e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thotë ç’të dojë, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyejtje, por jo përgjigje.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 4 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu