Vrasja e Endri Mustafës, zbulohet kush është i dyshuari kryesor për ekzekutimin

0

Ibrahim Lici, djali i Mustafa Licit dyshohet se është një prej autorëve të vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, trupi i të cilit u gjet paraditen e djeshme i pajetë në zonën e Livadheve në Shkodër.

Mësohet se Lici është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shkodrës, ndërsa burimet bënë me dije  se për ngjarjen janë ndaluar 2 persona, ndërsa 6 të tjerë janë lënë të lirë pas shoqërimit.

Ibrahim Lici, djali i ish-këshilltarit bashkiak Mustafa Lici ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Astmer dhe Astrit Bilali, që ishin shok me viktimën që u gjet dje në zonën e Livadheve.

Ibrahim Lici së ka bashku me vëllanë e tij, Muhametin, kanë qenë edhe pjesë e bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve në kryeqendrën e veriut.

Detaje tronditëse u mësuan dje nga ekzekutimi i 32 vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba njërin prej të cilëve e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Ai është tërhequr për disa metra zvarrë nga autorët e krimit dhe dyshohet se kjo ka ndodhur pas ekzekutimit.

Ngjarjet kriminale të mëparshme ku ishte përfshirë Endri Mustafa

Mustafa ishte një emër i njohur për drejtësinë, ai rezulton i arrestuar në vitin 2016 për grabitje me dhunë dhe dyshohej se ishte pjese e grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Mustafa është arrestuar dhe për plagosje dhe fajde.

Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër shkuan të dëmtuar 2 shtetas me iniciale: E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Policia tha se shtetasit E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës organizoi një operacion të koduar me emrin “Livadhet” dhe arrestoi shtetasit:

Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.Bilali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim.

Më herët, në vitin 2019 dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan në Kiras. Sipas burimeve të policisë të dy vëllezërit Bilali ishin të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu