Vrasja e Koldian Rashës/ paralajmërohet protestë në Ambasadën Shqiptare në Athinë

0

Një protestë është paralajmëruar përballë Ambasadës Shqiptare në Athinë, pas vdekjes së Koldian Rashës, 25-vjeçarit që u vra na efektivi I policisë më 8 dhjetor.
Deri më tani mediat kombëtare shqiptare kanë raportuar se ende nuk është zhvilluar protesta, por në ambasadë është vendosur një kurorë në kujtim të Klodian Rashës.
Ndërkohë, mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie. Për momentin nuk lejohet askush të afrohet në ambasadë nëse nuk ka një arsye.
Policia greke vlerëson se nuk do të ketë pjesëmarrje të gjerë, pasi në Greqi gjatë kësaj periudhe ndalohen tubimet dhe protestat si masë mbrojtëse prej covid.
Për shkelësit e dispozitës për tubimet, parashikohen gjoba të rënda prej 3000-5000 euro, ndërsa për pjesëmarrësit në këto tubime, gjoba është 300 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu