Tragjike/ Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Jani Dode

0

Lajm tragjik për Elbasanin dhe më gjërë. Është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19 ish-rektori i Universitetit të Elbasanit prof. dr. Jani Dode. Ai ishte 63-vjeç.

Prej rreth 2 javësh, prof . Dode ndodhej në Spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij ka hidhëruar pa masë fam,iljen, shokët, miqtë, të afërm, studentë, pedagogë, qarqet shkencore të gjithë ata që e njohën dhe që ai i kishte të shumtë.

Prof. Dr. Jani Dode ishte një nga profesorët më të zotë. Zotëronte dije të gjërë shkencore e profesionale. Ishte i njohur në qarqet akademike brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte një fizikant i shquar që do ti mungojë shkencës shqiptare.

Ai ishte edhe një drejtues dhe organizator i zoti. Mbajti postin e pozicionit të Rektorit të Universitetit të Elbasanit për 8 vjet. Ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme që i ka përmbushur me sukses.

Por mbi të gjitha ai ishte një baba dhe bashkëshort shembullor.

Kush ishte Prof. Dr. Jani Dode:

Lindi më 07.04.1957 në Leskovik.

Në vitin 1976 përfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, Ersekë

Në vitin 1981 mori titullin “Kandidat i shkencave” në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Dega Fizikë.

Nw vitin 1992 “Kandidat i Shkencave.

Në vitin 1993 mori titulli “Doktor i Shkencave”.

Në vitin 1994 mori titulli “As. Profesor”.

Nw vitin 1998 merr titullin “Profesor”

Kronologji e detyrave te kryera:

28.03.2012 Zv.Rektor i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan.

Prej 2.05.2008 e deri 28.03.2012 Kryetar i Këshillit të Administrimit të UE.

Prej 10.02 1999 deri 10.01.2008 Rektor i Universitetit “A.Xhuvani”

Prej 16. 08. 1998 deri 10.02.1999 Përgjegjes i Departamentit të Fizikes F SH N Universiteti “A Xhuvani “Elbasan.

Prej 16. 08. 1983 e në vazhdim Pedagog në departamentin e Fizikës FSHN Universiteti “A.Xhuvani“ Elbasan.

Prej 16. 09. 1981 deri 16. 08. 1983 Mësues në Kosovë, rrethi Elbasan .

Prej 15. 07. 1987 deri 15. 08. 1988 Fizikant në laboratorin e Uzinës së materialeve karbonike në Kombinatin Metalurgjik.

Infoelbasani.com i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes Doda!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu