Vrasja e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij, del ekspertiza: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

0

Pasi u shpall i humbur nga djali i madh i tij, më 10 shkurt u gjet pa shenja jete i groposur në kasollen pranë shtëpisë, Pëllumb Meta. Për ngjarjen akuzohen të tre fëmijët, teksa dyshime ka që autore mund të jetë edhe gruaja e tij, Blerina Meta.

Deklaratat kontraditore të fëmijëve dhe gruas po zvarrisin zbardhjen e ngjarjes nga hetuesit që po merren me këtë çështje. Pas ekspertizës, mësohet se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia është përdorur për vrasjen e Metës.

Në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Hysen dhe Amarildo Meta djemtë e Pëllumbit, do të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu