Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Meta thirrje Ardi Veliut: Merre seriozisht situatën

0

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen e ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe efektivja e policisë Xhesika Sota.

Meta në një konferencë për shtyp, i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, që ta marrë seriozisht këtë situatë, teksa ka shtuar se do të ketë një ligj special për të gjithë ata që bëjnë krime zgjedhore.

“I bëj thirrje Ardi Veliut ta marrë seriozisht situatën e ditës së djeshme. Nuk të mbron Edi Rama se nuk mbron dot veten. Do përpiqet të shpëtoj me kartelën. Do na i vërë ne fajin, do thotë që vetë më zgjodhët. Zbatoni ligjin. Do të ketë ligj special për këdo që bën krime zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pamëshirshme. Sot e nesër do nisë letrat policisë për Durrësin, për Vlorën për Elbasanin. Opozita të jetë e kujdesshme nga provokatorët. Shqipëria do ta thotë fjalën e saj si asnjëherë tjetër. Unë e ftoj Edi Ramën të reflektoj sa nuk është vonë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 21 prillit në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Si pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 të tjerë. Konkretisht u ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale, Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu