Vrasja e të miturit në Gramsh, dosja dërgohet për gjykim

0

ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.

Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.

Në Gjykatë ndodhen edhe familjarët e katër të miturve, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu