Vrasja në autostradë, vëllait të viktimës iu bë atentat në 2016-ën

0

Shkëlzen Kastrati, shtetasi i ekzekutuar paraditen e sotme në qytetin e Fierit, është vëllai i Klemend Kastrati, i cili më 8 janar 2016 mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri dhe ku humbi jetën Denis Kasa.

Tre shokët ishin duke lëvizur me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.

Atentati i 8 janarit 2016:

Ngjarja për të cilën akuzohen Ermal Binjaku, Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit të këtij viti. Denis Kasa, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit ishte duke udhëtuar me dy shokët e tij me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.

Sipas asaj që raportonte Policia në vitin 2016, drejtuesi i mjetit (Kasa) ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë, ndërsa janë plagosur rëndë Kastrati dhe Margariti.

Makina me të cilën ata udhëtonin është përfshirë nga flakët, kurse autorët e krimit janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, e cila u gjet e djegur në rrugën e vjetër Fier-Kolonjë (rreth 2 km larg vendit ku ndodhi atentati).

Pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi Ilir Memushajn. Ai u kap në aksin rrugor Skelë-Vlorë. Sipas policisë, Memushaj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Audi A4” me ngjyrë të zezë dhe se mjeti ishte marrë me qira në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu