Vrasja në Elbasan në prag të zgjedhjeve, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj

0

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjitha palët dhe në rastin konkret nuk është njoftuar per te dyten here Emiljano Prenga i cili mbeti edhe i plagosur”.

Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka raporton se ketë Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë, por vetëm avokati i tij Mirash Martini, i cili foli dhe per median nw fund.

Kujtojmë se dosja e 21 prillit 2021 po shqyrtohet e gjitha bashkë përfshirë edhe punonjësit e policisë.Mirash Martini avokati i Paplekajt ka kërkuar heqjen e çështjes nga Gjykata e Elbasanit. Ai i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Lartë dhe gjykatës së Elbasanit. Gjykata e Elbasanit nuk mund të vendosë largimin e çështjes kështu që në lidhje me këtë kërkesë pritet të shprehet Gjykata e Lartë.Kërkesa e avokatit justifikohet me faktin që persona me rrezikshmëri të lartë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan janë ende të lire.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u ga një grup, i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Papleka,j i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. /Infoweb Media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu