Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku të shtënat me armë lanë të vdekur Everest Çakajn,shkruan InfoWebTV.
Ekzekutimi i 38 vjeçarit, Arjan Spahiu vitin e kaluar në Bruksel solli pak ditë më parë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë. Tre hetues, sëbashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kryen takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka njoftuar se viktima nuk është marrë në pyetje nga autoritetet belge gjatë kohës së kryerjes së veprimeve të tyre në Prokurorine Elbasan.
Njoftimi i plotë:
“Pershendetje!
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, ne bashkepunim me autoritetet partnere, njofton se viktima e dates 11.05.2021, Everest (alias Ibrahim) Caka nuk eshte marre ne pyetje nga autoritetet belge gjate kohes se kryerjes se veprimeve te tyre ne Prokurorine Elbasan.
Ju faleminderit!”
infowebtv.com