Vrasja në Elbasan,policia hap makinën e zezë në vendngjarje

0

Forcat e policisë kanë hapur makinën e zezë pranë vendit ku u ekzekutua mesditën e sotme Pjerin Xhuvani, aktivist i PS.

Në vendin e ngjarjes duket se në makinë ka disa dokumente dhe fletë të bardha por për shkak të distancës dhe sekretit hetimor ende nuk është saktësuar se çfarë janë ato.

Nga përplasja në Elbasan mbetën të plagosur edhe katër persona, një prej të cilëve efektive e forcave Shqiponja.

Arbër Papleka, autori i vrasjes pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu